Ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e borës në juglindje të vendiot por akset nacionale mbeten të hapura.Në Dardhë raportohen 30 cm borë.
Njësia administrative e Vithkuqit prej orëve të para të mëngjesit vuan nga mungesa e energjisë elektrike.
Punojës të OSHEE bëjnë me dije se kjo vjen për shkak të rrjetit të amortizuar dhe erës së fortë. Momentalisht trashësia e dëborës në Vithkuq ka shkuar deri në 35 cm ndërkohë në Shtyllë në mbi 50 cm.
Edhe në njësitë administrative Proptishtit, Cërravës, Trebinjës dhe Dardhasit situata është e njëjtë ku mungon energjia elektrike.
Këto janë zona ku problemet janë të herëpashershme ndërkohë ndërhyrja në këto momente për të rregulluar defektet në ende mungon.