Shqipëria gati paketën e sanksioneve ndaj Rusisë

Shqipëria

Shqipëria gati paketën e sanksioneve ndaj Rusisë

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 18:11
Kiev

Qeveria Shqiptare e ka gati një paketë sanksionesh ndaj Rusisë, e cilat tashmë besohet se e kanë marrë miratimin e kryeministrit Edi Rama dhe të partnerëve ndërkombëtarë.

Burime në dijeni të hartimit të këtyre sanksioneve të qeverisë shqiptare, i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se gjatë 48 orëve të fundit për drejtorinë juridike në kryeministri në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe partnerët, kanë qenë intensive në hartimin e këtyre sanksioneve.

Po të njëjtat burime shpjeguan se paketa shqiptare e sanksioneve ruse, mund të prezantohet nga vetë kryeministri Edi Rama apo shefja e diplomacisë shqiptare Olta Xhacka.

Po ashtu Top Channel mëson se kryeministria është duke koordinuar punën me disa ministri për ndryshim të menjëhershëm të legjislacionit shqiptarë, në mënyrë që sanksionet e vëndit tonë, ndaj Rusisë të jetë efektive dhe e zbatueshme 100%.

Sugjerohet se paketa shqiptare ka më shumë se 10 sanksione kundrejt shtetit Rus.

Kryeministri Edi Rama u angazhua gjatë takimit të udhëheqësve të NATO-s dy ditë më parë për tju bashkuar sanksioneve.

Në parlament të enjten ministria e punëve të Jashtëme Olta Xhacka deklaroi se “Ne do të bashkohemi edhe me këto sanksione të reja vendosur nga BE”.

Për momentin në rajonin e Ballkanit Perëndimor Kosova dhe Maqedonia e Veriut e kanë publikuar listën e sanksioneve të tyre ndaj Moskës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat