​Rama: Nëse Ukraina s’lufton, s’ka më Ukrainë

Shqipëria

​Rama: Nëse Ukraina s’lufton, s’ka më Ukrainë

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 19:16
Pamje nga protesta

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një foto nga një protestuese, e cila përmes pankartës i bën thirrje Rusisë të ndalojë pasi në këtë mënyrë s’do ketë më luftë.

Nëse Rusia ndalon s’ka më luftë, nëse Ukraina s’lufton s’ka më Ukrainë”, citon Rama atë çfarë shkruhet në pankartën e protestueses.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të katërt.

Raketa ruse goditën mëngjesin e 24 shkurtit disa objekte ushtarake në qytetet Kiev, Kharkiv dhe Dnipro, ndërkohë që një njësi ruse zbarkoi në Odesa dhe trupat ruse kaluan kufirin pranë Kharkiv./Atsh

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat