Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Në pranga kanë rënë 3 shtetas, ndërsa u sekuestruan dy automjete dhe katër aparate celulare.
Operacionin i parë policor i koduar "ROAD GUARD 2" çoi në pranga shtetasin Çeti. H, banues në Tepelenë.
Ai u kap në flagrancë në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, në afërsi të fshatit Qesarat, duke transportuar me automjetin e tij, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare.
Ndërkohë në vijim të operacionit policor "ROAD GUARD", i finalizuar një ditë më parë, gjatë të cilit u vu në pranga një shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pas një pune intensive hetimore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "GUARD ROAD 3", si rezultat i të cilët u arrestuan në flagrancë shtetasit Mariglen. H, 19 vjeç dhe Egli. B., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Dy të rinjtë u kapën në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, duke transportuar me automjetin e tyre, emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.