Gjykata e Vlorës ka lënë në burg dy të arrestuarit për vrasjen e ish-ushtarakut Altin Alikaj.
Gjykata vendosi arrest me burg për Shazi Ahmetaj, i dyshuar si autor i vrasjes dhe bashkëpunëtorin e tij në vrasjen e 46-vjeçarit, Mateo Kiptiun.
Shoqërimi i tyre në gjykatë për masën e sigurisë u bë nën masa të forta sigurie.
Në momentin e mbërritjes, dy të rinjtë mbanin në kokë kapuç për të shmangur identifikimin para kamerave.