Aksidentohet me vdekje këmbësori

Shqipëria

Aksidentohet me vdekje këmbësori

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Përplaset nga makina, humb jetën këmbësori.

Burime për NOa.al bënë me dije se ngjarja ndodhi në fshatin Xibër, bashkia Klos.

P. Ll, 39 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar B. K., 47 vjeç, (këmbësor), i cili ka humbur jetën në vend.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila kreu veprimet proceduriale.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat