“Nëse armët nukleare përdoren do shkatërrohej bota”, koloneli shqiptar: Janë dëme të jashtëzakonshme

Shqipëria

“Nëse armët nukleare përdoren do shkatërrohej bota”, koloneli shqiptar: Janë dëme të jashtëzakonshme

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 23:01
Koloneli Dritan Demiraj, Mimi Koledhi

Koloneli Dritan Demiraj i ftuar këtë të hënë në Open në Top Channel theksoi se nëse armët bërthamore do të përdoren do të shkatërrohej bota.

Sipas tij vetëm një prej tyre mund të shkatërrojë një qytet. Koloneli theksoi se armët bërthamore nuk janë mendim presidentit rus Vladimir Putin.

 “Në rast se armët nukleare përdoren do shkatërrohet bota, janë dëme të jashtëzakonshme. Vetëm flota ka gjashtë nëndetëse që kanë 500 armë nukleare taktike, përdorimi i njërës prej tyre shkatërron një qytet. Nëse përdoren ato të mëdha që kanë 25-30 kiloton shkatërrohen pesë qytete si New York.

Nuk mund të përdoren armët. E vetmja arsye që Korea ka prodhuar raketat është ‘deterencë’, që do të thotë ‘mos guxo të më sulmosh’. Nuk mendoj se armët bërthamore janë opsion nga Putini. Kostoja është shumë më e madhe e atij që e prodhon se atij që sulmohet”, tha Demiraj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat