Reshjet e borës, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm për gjendjen e rrugëve

Shqipëria

Reshjet e borës, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm për gjendjen e rrugëve

Më: 2 mars 2022 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një monitorim të situatës në të gjithë akset e rrugës për shkak të motit të keq.

Bëhet me dije se qarkullimi në të gjithë vendin bëhet normalisht, vetëm në disa akse duhet përdorimi i zinxhirëve.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat malore ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët
Kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. 

Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale në Qafë Mollë-Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore🚦të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat