U akuzua se nuk po ndihmon Ukrainën, reagon Rama: Jemi ndër të parët që kemi kontribuar

Shqipëria

U akuzua se nuk po ndihmon Ukrainën, reagon Rama: Jemi ndër të parët që kemi kontribuar

Më: 2 mars 2022 Në ora: 15:39
Edi Rama dhe Vladimir Putin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën në Ukrainë pas kritikave të bëra në adresë të tij, për mungesë sensibilizimi në lidhje me këtë çështje.

Ai shkruan në Twitter, se qeveria shqiptare ka qenë ndër të parat që ka dhënë kontributin e saj për Ukrainën.

Sipas tij, ndihmesa është dhënë pa bujë, pa e bërë të ditur edhe në vend.

“Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës!”, shkruan Rama në Twitter.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat