U larguan nga lufta, vijnë ukrainasit e parë në Shqipëri

Shqipëria

U larguan nga lufta, vijnë ukrainasit e parë në Shqipëri

Më: 2 mars 2022 Në ora: 16:32
Vijnë ukrainasit e parë në Shqipëri

Hyjnë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri rreth 20 shtetas ukrainas. Ata kanë mbërritur në Shqipëri nga pika doganore e Qafëthanës gjatë tre ditëve të fundit.

Burime nga policia kufitare bëjnë të ditur se ata kanë udhëtuar të vetëm ose se bashku me familjet, por nuk kane kërkuar ndihme apo strehim nga autoritetet shqiptare.

Mësohet se shtetasit nga Ukraina kanë udhëtuar drejt zonave bregdetare ku kanë edhe apartamentet e tyre.

Ndërkohe një çift ukrainas mësohet të jetë vendosur në qytetin e Pogradecit. Ata kanë kërkuar në disa banka të nivelit të dytë të hapin llogari bankare për të tërhequr para, por e kanë pasur të pamundur pasi nuk kanë leje qëndrimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat