​Putin akuzoi sërish për mercenarë shqiptarë në Ukrainë, reagon Ministria e Jashtme

Shqipëria

​Putin akuzoi sërish për mercenarë shqiptarë në Ukrainë, reagon Ministria e Jashtme

Më: 4 mars 2022 Në ora: 19:31
Ilustrim

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka mohuar edhe njëherë lajmet, kësaj here nga presidenti Vladimir Putin, se në Ukrainë është shtuar numri i mercenarëve nga Shqipëria.

Xhaçka deklaroi se Shqipëria do të vijojë punën me aleatët për t’i dhënë fund agresionit rus ndaj popullit të Ukrainës.

“Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp!

Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata”, shkruan ministrja Xhaçka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat