“Çmimi i karburantit 230 lekë për litër”/ Basha thirrje qeverisë: Hiqni taksën Rama!

Shqipëria

“Çmimi i karburantit 230 lekë për litër”/ Basha thirrje qeverisë: Hiqni taksën Rama!

Më: 5 mars 2022 Në ora: 17:01
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të shtunë nga një pikë karburanti në vend i bëri thirrje qeverisë shqiptare të ndërhyjë menjëherë dhe të ulë çmimin e naftës dhe benzinës për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë.

Përmes një videomesazhi, duke drejtuar gishtin nga çmimi i naftës dhe benzinës në vend, Basha i bëri thirrje qeverisë shqiptare që marrë masat për të hequr taksën e qarkullimit Rama mbi karburantin, 240 lekë për liter.

“Qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë dhe t’u vijë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve.

I ka të gjithë mekanizmat, përmes uljes së taksave që ndikojnë në çmimin e karburanteve”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat