Bora bllokon procesin e votimit në disa zona të Dibrës, mungon energjia elektrike

Shqipëria

Bora bllokon procesin e votimit në disa zona të Dibrës, mungon energjia elektrike

Më: 6 mars 2022 Në ora: 09:13
Dibër

Si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin në 24 orët e fundit, ka nisur me vështirësi procesi i votimit në disa njësi administrative të Dibrës.

Raportohet se në shumë qendra votimi, të zonave të thella të Dibrës, nuk ka energji elektrike, gjë e cila e pamundëson identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Paraprakisht raportohet se në mungesë të energjisë elektrike, do të vijohet me identifikimin manual të zgjedhësve.

Për kreun e ri të Bashkisë së Dibrës, do të votojnë afërsisht 56 mijë qytetarë, në 101 qendra votimi, të vendosura në Peshkopi dhe 14 njësitë administrative.

Përveç kandidatëve të PD, PS dhe Shtëpisë së Lirisë, në Dibër garon dhe Dritan Torba, një 26-vjeçar, përfaqësues i partisë Lëvizja e Re. Nga PS kandidon Rahim Spahiu, nga PD Luan Haka, dhe nga Shtëpia e Lirisë Premtim Kryemadhi.

Në të njëjtat kushte të vështira atmosferike, gjenden dhe një pjesë e zonave të thella në Bashkinë e Shkodrës, ku bora ka arritur në një lartësi të konsiderueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat