Deri në 1 metër borë në zonat e thella malore te juglindjes, moti i keq le pa energji shumë fshatra

Shqipëria

Deri në 1 metër borë në zonat e thella malore te juglindjes, moti i keq le pa energji shumë fshatra

Më: 6 mars 2022 Në ora: 12:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prej së shtunës, juglindja është përfshirë nga reshjet e borës me intensitet të lartë. Trashësia e borës ka shkuar deri në 30 cm në Dardhë, ndërsa në fshatrat e thella malore ka shkuar deri në një metër.

Kalimi në akset nacionale bëhet me pajisje dimërore.

Ndërsa problematike mbeten rrugët rurale në bashkitë e Korçës, Maliqit, Pogradecit dhe Devollit, shumica e të cilave janë të bllokuara.

Moti i keq ka lënë pa energji elektrike disa lagje të qytetit të Bilishtit dhe fshatra të Devollit të Sipërm. Mungesë energjie ka pasi edhe në Gorë, Moglicë dhe Libonik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat