654,538 shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj në bashkitë Vorë, Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje e Rrogozhinë mes kandidatëve të PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” të përbërë nga LSI dhe PDK.
Nënkryetarja e KQZ: Probleme me pajisjet e votimit në disa bashki
Nënkryetarja e KQZ-së, Lealba Pelinku në një komunikim për mediat tregoi informacionet e fundit për problemet me pajisjet.“Tre qendra në Shkodër në të cilat ka qenë e pamundur të përdoret pajisja e votimit, një qendër në Durrës dhe Dibër, janë bërë me dije në 7 të mëngjesit.
Kemi pasur edhe dy qendra votimit që procesi ka nisur me pajisjet Pay dhe për shkak të problematikave ka përfunduar në atë manual. Vetëm në dy qendra votimit nuk është arritur të bëhet zëvendësimi”, tha Pelinku.