Gazetari Bledian Koka, teksa ka analizuar zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki, ësht shprehur se pjesëmarrja e ulët është shqetësuese.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora News, Koka është shprehur se pjesëmarrjet e ulëta favorizojnë kandidatët e partisë në pushtet.
Bledian Koka: Pjesëmarrja e ulët është gjithmonë shqetësuese. Thirrja për pjesëmarrje është e mundshme dhe këtë e bëjnë ata që besojnë në demokracia. Thirrje kanë bërë vetëm kandidatët e Shtëpisë së Lirisë, dhe asnjë tjetër. Pjesëmarrjet e ulëta favorizojnë kandidatët e partisë në pushtet.
Ndër të tjera ai tha se në vendin tonë nuk respektohet vota.
Bledian Koka: Nuk respektohet vota, këtu institucioni I votës dhe I zgjedhjeve, janë kthyer në një muhabet, nuk mbahet përgjegjësi. Pushteti që e ka në dorë për të nxitur transparencën e zgjedhjeve e lufton këtë gjë. Këtu po tentohet të delegjitimohet çdo lloj procesi