Në Shkodër e djathta po tkurret, në një QV Bushati i PD-së mori 1 votë, tek një tjetër zero

Shqipëria

Në Shkodër e djathta po tkurret, në një QV Bushati i PD-së mori 1 votë, tek një tjetër zero

Më: 7 mars 2022 Në ora: 10:56
Ilustrim

Everest Dedaj bën një analizë të shifrave të zgjedhjeve të vitit 2011 dhe zgjedhjeve 2015 dukësh ka një rënie të PD-së.

Kur nga 250 kuti votimi janë numëruar 184 kuti votimi dy kandidatët e djathtë, Xhemal Bushati i Shtëpisë së Lirisë dhe Bardh Spahia i PD-së, kanë marrë 20 mijë vota ndërsa Majlinda Angoni e PS deri në këto moment ka rreth 14 mijë vota.

Nëse do i referohemi shifravet të 2011 dhe 2015 shihet që ka një tkurrje të votës së demokratëve të ndarë tashmë mes Shtëpisë së Lirisë dhe PD-së. E djathta, pra të dyja këto parti, kanë rreth 20 mijë vota

Fakt interesant nga bashkia e Shkodrës  është në KZAZ numër 2 dhe në një QV kandidati Xhemal Bushati ka marrë vetëm 1 votë, Majlinda Angoni 54 vota dhe Bardh Spahia 5 vota.

“I bie që edhe komisionerët që kanë qenë si përfaqësues të zotit Bushati të PD-së të mos kenë votuar për atë" komenton gazetari Dedaj në studion e Ora News.

Në KZAZ nr 2 QV 0118 kandidati i PD-së Xhemal Bushati ka marrë zero vota. Një fenomen që demokratët e Shkodrës thonë se nuk ka ndodhur kurrë.

Duket qartë që ka një refuzim të votuesve të djathtë për të dalë në votime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat