“Rrezikojmë të shuhemi!”/ Agron Gjekmarkaj jep dorëheqje nga funksionet në Partinë Demokratike

Shqipëria

“Rrezikojmë të shuhemi!”/ Agron Gjekmarkaj jep dorëheqje nga funksionet në Partinë Demokratike

Më: 7 mars 2022 Në ora: 21:22
Agron Gjekmarkaj

Agron Gjekmarkaj, nënkryetari i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit ka dhënë dorëheqje nga funksionet partiake, pas humbjes në së zgjedhjeve të 6 marsit.

Burime të gazetarit Mariglen Kume konfirmojnë për Panorama.al se GJekmarkaj është shprehur gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në Grupin e PD se ai do të qëndrojë vetëm në funksionin e deputetit të thjeshtë, ndërkohë që do heqë dorë nga posti i nënkryetarit të PD-së dhe nga posti i nënkryetarit të Kuvendit.

“PD është në gjendjen të keqe, rrezikojmë të shuhemi. Kam ndjerë përbuzje! Do mbetem deputeti i thjeshtë”, mësohet të ketë thënë Gjekmarkaj gjatë mbledhjes së PD-së.

Agron Gjekmarkaj detyrën e nënkryetarit të PD-së e mori në muajin janar, ku u largua nga Alfred Rrushaj nga posti i kreut të Grupit të PD-së, ndërkohë që postet e tij i mori Enkelejd Alibeaj.

Gjekmarkaj u votua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të 15 janarit, ndërkohë që sot më 7 mars ai dha dorëheqjen nga funksionet që iu besuan vetëm 2 muaj më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat