Llogoraja është zbardhur nga bora këtë të martë, pasi reshjet kanë vazhduar gjatë gjithë natës.
Parku Kombëtar i Llogorasë ofron pamjet e këndshme, teksa trashësia e borës ka arritur deri në 20 centimentra.
Ndërkohë, nuk raportohet për probleme në qarkullimin e automjeteve.
Rruga është e kalueshme, megjithatë kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve.