A do pengojë situata në rritjen e pagës minimale? Rama jep përgjigjen

Shqipëria

A do pengojë situata në rritjen e pagës minimale? Rama jep përgjigjen

Më: 8 mars 2022 Në ora: 10:24
Edi Rama

Rritja e pagës minimale nuk do të ndikohet nga situata e vështirë që po përjeton vendi dhe gjithë bota, si pasojë e luftës në Ukrainë.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama këtë të martë në një takim me gazetarët.

Nisur nga pyetja e gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, Rama theksoi se gjithashtu do të rriten pagat e mësuesve,  mjekëve apo ushtarakëve.

“Rritja e pagës minimale, zerimi i taksës mbi rrogën, mbajtja e biznesit të vogël me 0 taksë, 0 taksë deri 140 mln 0, rritja e pagës së mësuesit, mjekët, ushtarakët dhe investimet, por të gjitha me ndihmën e zotit tani se çfarë sjell ora, nuk sjell viti këtu në këtë botë që jemi”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat