Rritja e çmimit të karburanteve është reflektuar në çmimin e biletave të transprtit publik dhe taksive të linjave rretheve. Duke nisur nga e mërkura shoferët në Gjirokastër thonë se do të rrisin çmimin e biletave në 1200, duke pasqyruar kështu kostot e rritura të naftës. Nga ana tjetër qytetarët thonë se çmimi i bilevate është i papërballueshëm.
Të paktën 1200 lekë do t’i kushtojë një qytetari të Gjirokastrës bileta e udhëtimit drejt kryeqytetit.
Kompanitë e transportit dhe taksitë paralajmëruan se të mërkurën në biletat e autobusit qytetarët do të paguajnë edhe koston e shtuar nga rritja e çmimit të karburantit.
"230 lekë litri, duhet rritur çmimi i biletës."
"Çmimi shumë i lartë, nuk dalin as shpenzimet. Normale që duhet rritur dhe bileta."
Drejtuesit e mjeteve thonë se nëse nuk rrisin çmimin, zgjidhja e vetme është mbyllja e shërbimit.
"O do ta rrisim ose do ta mbyllim makinën fare. Nuk e përballojmë dot."
"Punë nuk ka, lëvizjet shumë të pakta."
Qytetarët thonë se rrija e biletës është e papërballueshme.
"Jam pensionist, po të më rritet pensioni dakord."
"Çfarë e përballueshme, pa punë jam."
Java e fundit ka shënuar një rritje rekord të çmimeve të karburanteve në Shqipëri, ndërsa shoqëria civile ka paralajmëruar protestë pasditen e së mërkurës në Tiranë.