Kundër racizmit ndaj grave, në Korçë komuniteti rom dhe egjiptian protestojnë për drejtësi sociale

Shqipëria

Kundër racizmit ndaj grave, në Korçë komuniteti rom dhe egjiptian protestojnë për drejtësi sociale

Më: 8 mars 2022 Në ora: 16:56
Foto nga vendi i ngjarjes

8 Marsi i gjeti gratë dhe vajzat rome dhe egjiptiane në Korçë në protestë.

Me pankarta në duar ato kërkuan drejtësi sociale.

"Të ngrejmë zërin për situatën ku ndodhemi shumica prej nesh. Ky 8 mars na gjen në kushte të vështira, të papuna dhe me varfëri të madhe."

Pandemia thonë se u rëndoi kushtet e tyre ekonomiko-sociale.

"Dy vitet e kaluara, pandemia na kushtoi shumë tepër në familjet tona për shkak të pasigurisë për të ardhmen."

Gratë rome dhe egjiptiane thanë se diskriminohen fëmijët e tyre në shkolla për shkak të gjendjes së tyre ekonomike dhe komunitetit të tyre ku bëjnë pjesë.

"Fëmijët tanë janë të diskriminuar dhe të bullizuar në shkollë për shkak të varfërisë dhe paaftësisë ekonomike. Te "Naim Frashëeri" shumica e fëmijëve janë të veçuar dhe kjo ndodh për shkak të racizmit."

Të ndodhur në kushte të vështira këto komunitete bënë thirrje ndaj institucioneve që të ndërhyjnë për të minimizuar racizmin dhe diskriminimin për to.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat