Elezi: Basha është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit

Shqipëria

Elezi: Basha është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit

Më: 8 mars 2022 Në ora: 17:07
Ibsen Elezi

Ish kreu i PD së Kukësit, Ibsen Elezi ka reaguar ndaj të gjithë zërave që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga kryetar i PD.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Elezi shkruan se Basha nuk është më kryetar i PD, që nga Kuvendi i 11 dhjetorit ku u shkarkua nga 5 mijë delegatë, që më pas u pasqyrua në referendumin e datës 18 dhjetor.

Ai shton më tej se: “Lulzim Basha është i shkarkuar, por është i lirë të rikandidojë dhe të provojë veten se sa mbështetje ka në anëtarësi”.

“Basha të jap dorëheqje?!

Jo vetëm të tijët por edhe ca të foltores i thonë jep dorëheqje.

O milet, e ka shkarkuar kuvendi i datës 11 dhjetor 2021 dhe referendumi, mos jua çoni mundin dëm atyre 5 mije delegatëve dhe 44 mijë demokratëve.

Rezultati i 6 marsit  konfirmoi se shumica ishte në kuvendin e datës 11 dhjetor dhe se kuvendi i datës 18 dhjetor ishte manipulim.

Kjo ishte e dukshme që atëherë, por 6 marsi  i mbylli gojën çdo maskarai dhe çdo miopi.

Lulzim Basha është i shkarkuar, por është i lirë të rikandidojë dhe të provojë veten se sa mbështetje ka në anëtarësi”, shkruan Elezi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat