Deputeti i PD dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi dy ditë më parë është shprehur se kushdo deputet apo anëtar Kryesie që mbështet Lulzim Bashën është duke kryer një akt kriminal.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Këlliçi, teksa ka rishpërndarë një pjesë të intervistës së dhënë, ka pasur një thirrje për të gjithë mbështetësit e Bashës, duke kërkuar mos i japin më oksigjen një personi që po rrezikon të asgjesojë opozitën në Shqipëri.
“Për mua kushdo që sot, kushdo deputet, anëtar kryesie, anëtar i Këshillit Kombëtar që mbështet Lulzim Bashën, për mua sot kryen akt kriminal ndaj demokracisë në vend, ndaj pluralizmit në vend.
Për mua është thikë pas shpinë ndaj PD-së, ndaj opozitarizmit, ndaj Shqipërisë nëse mbështetet politikisht më Lulzim Basha nga momenti i tanishëm e në vijim.
Sepse do ishte një çmenduri dhe një absurditet të vazhdosh ti japësh oksigjen kësaj farse e cila sot po na rrezikon të asgjesohet opozita në Shqipëri”, shprehet Këlliçi