"Iki nga politika nëse Berisha fiton Shkodrën", pendohet Kapllanaj: Jam nxituar

Shqipëria

"Iki nga politika nëse Berisha fiton Shkodrën", pendohet Kapllanaj: Jam nxituar

Më: 8 mars 2022 Në ora: 17:48
Agron Kapllanaj, Sali Berisha

Agron Kapllanaj, kryetar i komanduar i PD-së në Fier, thotë se është nxituar në lidhje me deklaratën e tij se dorëhiqet nga politika nëse Berisha siguron fitoren në Shkodër me kandidatin e  tij.

Ndërsa i drejtohej selisë blu për mbledhje me kryetarin Basha ai deklaroi.

"Shkodrën se humbi PD por e fitoi Berisha, Edi Rama dhe Tom Doshi. Sa i takon deklaratës sime që kam thënë që jap dorëheqjen nga politika nëse Berisha fiton Shkodrën ndoshta jam nxituar".

Basha ka mbledhur pasditen e sotme në selinë blu Kryesinë dhe kryetarët e degëve të PD për të analizuar humbjen e zgjedhjeve në 6 bashki me 6 mars.

Ndërkohë kandidati i Bashës për Dibrën Luan Haka thotë se është krenar për pozicionimin si i tretë në garë, pasi siç thotë ai, votat në këtë bashki u  blenë.

Edhe Xhemal Bushati i Shkodrës thotë se duhet analizë për 6 marsin por Basha nuk ka pse të ikë.

"Është e vërtetë që nuk mora 10 mijë vota."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat