“Për mua është vrasje raciste”, gazetari: Autori i krimit ishte i pasur s’varej nga qiraja që do u jepte familja shqiptare

Shqipëria

“Për mua është vrasje raciste”, gazetari: Autori i krimit ishte i pasur s’varej nga qiraja që do u jepte familja shqiptare

Më: 8 mars 2022 Në ora: 17:55
Shpëtim Zinxhiria

Ekonomisti Shpëtim Zinxhiria në lidhje skype nga Greqia tregoi për “Shqipëria Live” se autori e ka pranuar krimin në polici dhe është dërguar në prokurori për të treguar rrethanat e ngjarjes.

Sipas autorit shkaku i krimit ka qenë mos pagesa e qerasë nga ana e viktimave, ndërsa Shpëtim Zinxhiria mendon ndryshe.

“Sipas rrethanave të ngjarjes për mendimin tim i tejkalon arsyet e pagesës së qerasë është një vrasje me motive raciste, pasi është vrasje me urrejtje”, u shpreh Zinxhiria.

Zinxhiria tregoi gjithashtu se autori kishte kushte të mira ekonomike dhe nuk varej nga qiraja e shtëpisë që do u jepte familja shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat