Haklaj: Të gjithë ishin kundër Bashës në zgjedhje, ai i ka shpallur luftë trekëndëshit të Bermudës

Shqipëria

Haklaj: Të gjithë ishin kundër Bashës në zgjedhje, ai i ka shpallur luftë trekëndëshit të Bermudës

Më: 8 mars 2022 Në ora: 22:20
Haklaj

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Azgan Haklaj, ish-deputet PD u shpreh se 70% i kanë bojkotuar zgjedhjen e 6 marsit.

Sipas tij, të gjithë kanë qenë kundër Bashës dhe PD-së, sepse Basha i ka shpallur luftë trekëndëshit të Bermudës, që është një regjim.

Haklaj: 70% e kanë bojkotuar zgjedhjen e 6 marsit. Këshillin bashkiak e kanë ata të PS-së dhe për shkak të situatën ekonomike njerëzit zgjodhën të majtën. E gjithë mbitoka dhe nëntoka ishin kundër Bashës. Sepse Basha i ka shpallur luftë trekëndëshit të Bermudës, që është një regjim.

I kemi parë që të gjithë kanë qenë kundër Bashës dhe PD-së. Gjatë 6 muaj Foltoreve Berisha ka kërkuar falje dhe ka kërkuar riformatimin e PD-së si një parti konservatore. Tani thotë se nuk ka program sepse është një situatë e paparashkruar, por mobilizoi çetën e facebookut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat