Deputeti i PD-së Dashnor Sula duke analizuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit në Shkodër zbuloi dhe një detaj të pathënë nga mbledhja e djeshme 5 orëshe e grupit parlamentar demokrat në selinë e PD-së.
Dashnor Sula per "Ora e Betit": Pse foltorja fiton në Shkodër, ndërkohë që Lulzim Basha nuk arrin të fitojë në Shkodër. Mirë 5 të tjerat i fiton Edi Rama, por në Shkodër është e pafalshme të mos fitojë PD, sepse i kanë ikur strukturat. 80% e strukturave kishin ikur. Kur ka vajtur atje tha Enkelejd Alibeaj kam gjetur vetëm kryetarin e partisë dhe 5 persona e 4 muret. Kjo është për të ardhur keq. Unë nuk kam për të qenë anëtar dhe dëshmitar i ceremonisë mortore të PD-së. Se ne fituam në Shkodër se kishim administratën, bashkinë por nëse humbim të gjitha bashkitë t’i nuk fiton në 2025. Çfarë do të themi më pas se na i vodhi Edi Rama?
I ftuar në bisede me skype në "Ora e Betit" mbrëmë në RTV Ora, Sula propozon tërheqjen si të Bashës dhe të Berishës.
Dashnor Sula per "Ora e Betit": Nuk është zgjidhja të ikë Lulzim Basha të vijë Sali Berisha. Zgjidhja është të hyjmë në një proces që të kuptojmë të dy palët ku është e keqja. Të bëjmë analizën. Të tërhiqen të dy. Dhe të bashkohen mbështetësit. Të dy bashkë Sali Berisha e Lulzim Basha 8 vjet ishin bashkë e nuk fituan asnjëherë. Edhe bashkë me LSI-në nuk fituan. Tu themi të vërtetën demokratëve.
Edhe Ervin Kulluri eshte i të njëjtim mendim: E kanë të pamundur të fitojnë veç e veç. Berisha nuk duhet të hyjë në garë se është bashkëfajtor për situatën ku ndodhet PD.
Por Klevis Balliu ka mendim tjetër: Sali Berisha me SHBA kundër, gjykata kundër polici kundër për 4 muaj Shkodrën e mori. Shkodrën e mori por nuk fitojmë zgjedhjet se problemi është përçarja. Ky apo ai të mos kandidojë atëherë nuk janë zgjedhje por emërime. Te kandidojë kush të dojë. E vendos vota.
Dashnor Sula: Nëse bëhet zgjedhje e tillë Berisha e Basha në garë dhe 10 të tjerë, mbaroi gara. Berisha, Basha o njëri o tjetri po kthehemi në pikën zero.