Mëngjesin e sotëm mori flakë një dhomë në katin e tretë të godinës 28-29 në Qytet Studenti.
Policia raportoi se dhoma ishte e pabanueshme dhe zjarri kishte shkaktuar vetëm dëme materiale.
Së fundmi raportohet se zjarri ka rënë si shkak i një rezistence elektrike dhe se në dhomë banonte një studente, e cila është hedhur nga ballkoni për t’i shpëtuar flakëve.
Mësohet se e reja ka thyer këmbën, ndërsa pritet të zbardhen detaje të reja mbi ngjarjen.