Berisha: Do të garoj për kryetar të Partisë Demokratike! Rikthimi ka ndodhur më 6 mars

Shqipëria

Berisha: Do të garoj për kryetar të Partisë Demokratike! Rikthimi ka ndodhur më 6 mars

Më: 9 mars 2022 Në ora: 14:08
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të kandidatojë më 22 mars për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Në një konferencë për mediat, Berisha njoftoi se 6 marsi u bë shkak për rikthimin e tij.

“Unë do të garoj për kreun e PD, por duke garantuar çdo personalitet që hyn në garë kushte të barabarta teknike, materiale dhe të gjithanshme dhe duke garantuar demokratët që do të pranojë rezultatet e tyre pa asnjë koment.

Rikthimi ka ndodhur më 6 mars, ai nuk zhbëhet më, përveçse me votën e qytetarëve shqiptarë. Ajo votë është rikthimi i Sali Berishës.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat