Probleme nga dëbora në zonat e thella të verilindjes; por “Rruga e Kombit” mbetet e hapur

Shqipëria

Probleme nga dëbora në zonat e thella të verilindjes; por “Rruga e Kombit” mbetet e hapur

Më: 10 mars 2022 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka rikthyer reshjet e borës në verilindje të vendit.

Në zonat malore të qarkut të Kukësit, trashësia e borës ka shkuar deri në 30 centimetra. Si pasojë shumë fshatra të njësisë administrative Arrën, janë izoluar për shkak të bllokimit të rrugëve.

Vështirësi në lëvizje ka dhe në Zapod. Por nuk raportohet për probleme në akset nacionale. Rruga e kombit është plotësisht e hapur.

Reshje bore ka pasur edhe në bashkinë e Bulqizës. akset rrugore në këtë zonë Bulqizë-Burrel, dhe Bulqizë-Klos-Tiranë janë të kalueshme.

Ndërkohë rekomandohet përdorimi i gomave dimërore nga ana e policisë me qëllim shmangien e aksidenteve.

Nga bora probleme ka dhe në zonat malore në juglindje të vendit ku shumë fshatra vazhdojnë të jenë të bllokuar prej disa ditësh.i

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat