Rama kthehet nga Dubai, justifikon përgjegjësinë për rritjen e çmimit të naftës

Shqipëria

Rama kthehet nga Dubai, justifikon përgjegjësinë për rritjen e çmimit të naftës

Më: 10 mars 2022 Në ora: 18:56
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është kthyer nga Dubai dhe ka nisur të flas për rritjen e çmimit të naftës, në një kohë kur vendi po zien nga protestat.

Në një dalje live në Facebook, Rama e ka shmangur përgjegjësinë nga shteti, teksa ka kërkuar nga qytetarët që të mos jenë të ndarë përball fakteve por të bashkuar.

“Në situata të tilla problemi themelor është bashkimi tek e vërteta dhe faktet. I kam ndjekur me vëmendje reagimet tuaja që nga dita kur folëm me fakte për krizën energjitike. Çmimi i naftës është rritur duke rritur edhe shqetësimin.

Disa kanë bërë ironi dhe përqeshje me këtë për çfarë bashkimi flet ti je sipas tyre në rehatinë tënde jemi ne që e hamë goditje etj. Nëse unë do të isha në rehatinë time nuk do isha në këtë detyrë. Unë jam njeriu i fundit që i pores me qetësi rritjen e çmimeve. Mbase është e nevojshme të shpjegohet mirë se çështë bashkimi. Ne mund të jemi të ndarë për opinionet por jo të ndarë për faktet”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat