Protesta në Durrës kundër rritjes së çmimit të energjisë, u mbyll përpara Drejtorisë së policisë.
Gjatë protestës janë shoqëruar në komisariat disa persona, por ende nuk dihet numri i qytetarëve që ndodhet në polici.
Sakaq qytetarët teksa kanë protestuar kundër rritjes së çmimeve, i kanë bërë thirrje autoriteteve që të lirojnë të arrestuarit.
Protesta në Durrës nisi në orën 17:00 me bllokimin e rrugës hyrëse pranë stacionit të trenit për disa minuta e më pas vijoi më tej me bllokimin e autostradë pranë Urës së Dajlanit. Marshim pati në disa rrugë dhe tubim para bashkisë.
Dhe në fund protesta zhvendos para policisë për të kërkuar lirimin e të ndaluarve.