Salianji: Lulzim Basha duhet të ikë

Shqipëria

Salianji: Lulzim Basha duhet të ikë

Më: 10 mars 2022 Në ora: 21:14
Ervin Salianji

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka përsëritur thirrjen e tij për largimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD.

Përmes një postimi në Facebook, Salianji shkruan se ka ardhur koha që Basha të largohet pasi në 9 vite ka luftuar demokratët, ndërkohë që demokratët luftonin për të.

Postimi i plotë:

Lulzim Basha duhet të ikë!

Megjithëse në këto orë po përpiqet të blejë kohë e të manipulojë duke u përgjëruar “edhe për njê tjetër herë të fundit” e cila nuk ka fund, por po tenton të çojë PD drejt fundit!

Ai thote qe “po lufton”, por u bënë 9 vite që luftojmë për të dhe e vetmja luftë e tij është lufta ndaj demokratëve! Duhet ta shohë realitetin në sy, ai nuk mundet më të marrë zvarrë të ardhmen që po bëhet e shkuar.

Partia Demokratike është aset kombëtar jo aset personal!

Si përherë me demokratët ✌🏻 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat