Ish-kryeministri Sali Berisha dënoi nga foltja e Kuvendit sulmin rus ndaj spitalit të fëmijëve në qytetin e Mariupolit në Ukrainë.
Nga ana tjetër ai kritikoi ashpër dhe urrjetjen patologjike të Moskës ndaj shqiptarëve.
Sali Berisha: Dua të dënoj me forcën më të madhe nga ky Parlament infanticidin e forcave barbare të diktatorit gjakësor rus që kanë ushtruar dje në Mariupol duke bombarduar një spital fëmijësh dhe maternitet. Një krim dhe gjenocid i vërtetë kundër njerëzimit.
Ky akt dëshmon fytyrën e diktatorit gjakësor rus që ndër të tjera ka lëshuar dhe kërcënime ndaj Shqipërisë siç ka bërë në telafonatën me kancelarin Scholz por dhe para kësaj ai dhe ministri i jashtëm kanë lakuar emrin e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Duhet ti themi këtij diktatori barbar se urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve nuk është e habitshme, ëhstë vazhdim i asaj politike shekullore që Rusia ka ndjekur ndaj kombit shqiptar.