Nisin protestat edhe në qytete, Durrësi dhe Lezha bllokojnë rrugët e automjeteve

Shqipëria

Nisin protestat edhe në qytete, Durrësi dhe Lezha bllokojnë rrugët e automjeteve

Më: 11 mars 2022 Në ora: 17:18
Protesta

Ndërsa në Tiranë ka nisur protesta kundër rritjes së çmimit të naftës, edhe në Durrës dhe në Lezhë është duke u zhvilluar një protestë e ngjashme.

Në Durrës kanë dalë në protestë disa qytetarë, si dhe studentë dhe anëtarë të sindikatave të pavarura.

Mësohet se ata do të bllokojnë rrugën si shenjë proteste për rritjen e madhe të çmimit të naftës ditët e fundit.

Po ashtu, edhe në Lezhë qytetarët janë ngritur në protestë duke bllokuar rrugën e kalimit të makinave.

Përballë tyre është shtuar edhe prania e uniformave të policisë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat