Ashtu sikurse ditën e djeshme, edhe sot në Rrugën e Arbrit, qytetarët janë ngritur në protestë kundër çmimit të naftës.
Qytetarët janë duke protestuar në qytetin e Bulqizës, ku kanë bllokuar kalimin e makinave në të dyja kahet e rrugës.
Ata kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe të produkteve të tjera bazike, duke u shprehur se nuk i përballojnë dot.
Ndërkohë, protesta të ngjashme janë duke u zhvilluar në disa qytete të vendit njëkohësisht kundër çmimit të lartë të hidrokarbureve.