Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ripërsëritur dëshirën dhe angazhimin e plotë të vendit tonë për tu bërë vend anëtar i familjes së madhe të Bashkimit Evropian.
Gjatë fjalimit që mbajti në panelin “Rrugët Rajonale dhe Globale për Paqe dhe Prosperitet”, në Antalia të Turqisë Rama tha se Shqipëria është përgatitur disa herë për tu bërë pjesë e BE-së, por kjo e fundit nuk ka qenë gati për ta pranuar vendin tonë.
Ai e krahason anëtarësimin e Shqipërisë si një dasmë për të cilën Shqipëria ka qenë gati, por nusja nuk ka ardhur, duke nënkuptuar BE-në.
“Shqipëria duhet të eci me reformat dhe duhet ta nxisim ta bëjmë vendin tonë shtet evropianë, një vend që funksionon me të njëjtat vlera si Evropa.
Kur BE të formalizojë këtë proces, se kur e bën nuk na takon ne. Sipa fjalëve të tyre ne jemi përgatitur për këtë dasmë disa herë, por nusja nuk erdhi. Kështu që tani nuk do përgatisim dasmë por do punojmë. Kur të duan të martohen me ne. Ata nuk janë në gjendje të mbajnë premtimet e tyre, është e qartë.
Ballkani Perëndimor më mirë të jetë brenda sesa të lihet në periferi të Evropës. Është një hapësirë më pika të dobëta, ku të tretë duan të ndërhyjnë. Shqiptarët janë njerëzit më pro europianë sesa francezët. Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë. Do kujdesemi shumë herë më tepër me rajonin, duhet të ruajmë sa më shumë të jetë e mundur atë që kemi arritur deri tani”, u shpreh Rama.