Protesta kundër rritjes së çmimeve në qytetin e Beratit ka degjeneruar në përplasje fizike me policinë.
Qindra qytetarë beratas i janë bashkuar kësaj proteste paqësore, e cila filloi me një marshim drejt Prefekturës së qarkut Berat dhe bashkisë së qytetit.
Protestuesit bllokuan edhe rrugën kryesore drejt qendrës së qytetit.
Teksa pati konfrontim me policinë pasi protestuesit tentuan të çajnë kordonin.