Një i moshuar i cili ishte pjesë e protestës kundër rritjes së çmimeve i beri thirrje kryeministrit te reflektoje dhe reagoje sepse është gabim.
Po ashtu i moshuari i kërkoi policisë që të mos prekë popullin, pasi qytetarët kanë dalë për të protestuar në mënyrë paqësore për hallet e popullit.
“Halli na ka nxjerrë këtu, qeveria na ka nxjerrë këtu, nuk na la rehat në shtëpi. Ky popull është shumë i varfër dhe e keni çuar aty ky nuk mban me.
Hajde këtu se je biri jonë, hiqi policët, ne jemi popull nuk prekim askënd. Dua të them reago se je gabim. Kriminelët që ke ty më kanë zvarrit disa herë”