Protesta para Kryeministrisë, Meta: Lironi studentët, gratë dhe rininë tonë patriotike

Shqipëria

Protesta para Kryeministrisë, Meta: Lironi studentët, gratë dhe rininë tonë patriotike

Më: 12 mars 2022 Në ora: 15:05
Protesta në Shqipëri

Lironi Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për lirimin e të arrestuarve nga policia gjatë protestave të ditëve më parë.

“Lironi studentët, gratë dhe rininë tonë patriotike,”thekson Meta.

Ndërsa zhvillohet sot në kryeqytet protesta kombëtare kundër rritjes së çmimeve të naftës e të ushqimeve bazë, Meta ka postuar në faqen e tij në Facebook një video të protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë.

Ndërsa e vlerësoi si popull të jashtëzakonshëm, kreu i shtetit theksoi se populli meriton respekt dhe përulësi nga klasa politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat