Mbyllet pas tre orë e gjysmë protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë

Shqipëria

Mbyllet pas tre orë e gjysmë protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë

Më: 12 mars 2022 Në ora: 15:09
Protesa në Shqipëri

Mbyllet para Drejtorisë së Policisë së Tiranës protesta kundër rritjes së çmimeve në ditën e katërt të saj.

Protestuesit u mblodhën rreth orës 11:00 para sheshit Skëndërbej dhe marshuan drejt kryeministrisë.

Pas disa orësh protestuesit marshuan drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar në protestat massive të tre ditëve të shkuara.

Ata kanë lënë takim ditën e nesërme në të njëjtën orë pasi kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të realizohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat