Grida Duma drejtuar Bashës dhe Berishës: Vetëm dorëheqja juaj qetëson ujërat

Shqipëria

Grida Duma drejtuar Bashës dhe Berishës: Vetëm dorëheqja juaj qetëson ujërat

Më: 12 mars 2022 Në ora: 16:25
Grida Duma

Deputetja demokrate Grida Duma ka reaguar lidhur me propozimin e Lulzim Bashës për qeverinë sa i takon rritjes së çmimeve.

Ajo tha se zgjidhja e Partisë Demokratike kërkon dorëheqjen e Lulëzim Bashës dhe Sali Berishës.

“Zgjidhja kërkon 2-3 hapa, dorëheqjen tuaj të qartë. Sot, nesër, nuk ju përcaktoj dot orën. Por nuk duhet të zgjasë. Vetëm dorëheqja juaj qetëson ujrat. Për mua as ky as Berisha nuk duhet të kandidojnë. Nëse ndodh, do të prodhojmë një farsë. Komiteti, grupi, komisioni nuk mund të jetë me 4 veta, duhet të jetë me plus 10 vetë. Të ketë bazë të gjerë përfaqësimi me deputetë më shumë se aktorë të partisë. Paralele të ketë një grup me figura prestigjioze. Pra, një gjë është shumë e qartë, nxjerrja jashtë e farsave dhe veprimi me të vërteta. Pra: doreheqja juaj

Të mos kandidojë as Basha, as Berisha

Komisioni te kete perfaqesim të gjerë, “ tha Duma.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat