Mbi 6 orë debate dhe diskutime, përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PD. Ja propozimet

Shqipëria

Mbi 6 orë debate dhe diskutime, përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PD. Ja propozimet

Më: 12 mars 2022 Në ora: 17:15
Lulzim Basha

Pas më shumë se 6 orë debate dhe diskutime ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e cila në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit nuk fitoi asnjë bashki.

Gazetari i Panorama, Mariglen Kume bën të ditur se kreu i PD-së, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar që ka nisur prej orës 11:00 është shprehur i gatshëm për zgjidhje, ndërkohë pritet vendimi i Berishës.

Po ashtu propozohet ngritja e një grupi të përbashkët për bashkimin e partisë.

Mësohet po ashtu se ka propozime të ndryshme se kur duhen të organizohen zgjedhjet me fokus rindërtimin e besimit dhe bashkimin e demokrateve.

Këto propozime do të diskutohen edhe me kolegjin e kryetareve, kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, për të marrë dhe mendimin e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat