Zjarr me përmasa të mëdha në Tale të Lezhës, flakët po përhapen nga era

Shqipëria

Zjarr me përmasa të mëdha në Tale të Lezhës, flakët po përhapen nga era

Më: 12 mars 2022 Në ora: 18:29
Zjarri në Tale të Lezhës

Pas zjarrit në afërsi të qytetit të Lezhës, një zjarr i përmasave të mëdha po përshkon një zonë mocalore në Tale, në afërsi të plazhit.

Flakët po shpërndahen me shpejtësi pasi po ndihmohen nga një erë e fortë që karakterizon zonën, ndërsa ende nuk ka asnjë ndërhyrje. Vatra e zjarrit është pranë rrugës drejt hidrovorit dhe ka prekur një zonë me xuktha.

Në zonë ndodhen edhe disa banesa të cilat nuk janë shumë larg vatrës së zjarrit.

Nuk dihen ende shkaqet, por dyshohet se mund të ketë ardhur si pasojë e pakujdesisë. Zjarrfikësit ende nuk kanë shkuar në zonë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat