Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët për të informuar punonjës në sektorë të ndryshëm për paketën e rezistencës sociale, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në këtë situatë absurde dhe të befasishme të krijuar nga një luftë që zhvillohet në më pak se 2 orë vijë ajrore nga ne po shikojmë pasojat si të gjitha vendet e tjera.
Rama: Kemi vendosur dje paketën e rezistencës sociale. Është masa për ta futur në fuqi menjëherë dhe jo për të pritur muajin qershor siç ishte plani, heqjen e taksës mbi pagën deri në 400 mijë lekë. Pagat minimale në Shqipëri janë 300 mijë lekë dhe menjëherë nga muaji prill, paga e prillit do fillojë të reflektojë rritjen e pagës minimale në 320 mijë lekë. Ambicia është që në fund të këtij mandati mos ketë pagë nën 300 mijë lekë.
Rama u ndal dhe te energjia. Ai tha se një kilovat energji shkon në treg aktualisht 61 lekë, ndërsa familjet shqiptare e paguajnë me 9%.
Rama: Kur të shkoni në shtëpi hidhni një sy faturës së energjisë dhe shumëzojeni me 7. Aq është çmimi real sot. Qëllimi ynë është ruajtja e një situatë normale. Nuk ka ndodhur kurrë që një krizë të rrisë çmimet në këtë situatë. 61 lekë të jetë vlera e kilovatit dhe ju të paguani 9 lekë.