Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu ambientet e jashme të një pallati 6-katësh në Shëngjin paraditen e sotme, 13 mars.
Ora News mëson se nga zjarri nuk ka person të lënduar.
Flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike dhe janë përhapur me shpejtësi për shkak të polesterolit që ndodhej aty.
Dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme pasi zjarri ka depërtuar brenda disa apartamenteve.