Vitet e gjata në pushtet bëjnë të vetën. Sado të plotë ta ketë një lider fjalorin, ndërtimin e argumentit, apo arsyetimin, do të vijë koha që gjuha nuk të jep më mundësi të manovrosh. Dhe kjo ka ndodhur me Edi Ramën.
Sado të përpiqet, shqipja e tij është zbrazur, argumentet nuk i pijnë ujë dhe logjika e tij nuk bind.
Video më poshtë është tregues i qartë i mungesës së kreativitetit të kryeministrit dhe stafit të tij fjalim-shkrues.
Plot dy vite më parë ai fliste për krizën e pandemisë pothuajse njësoj siç flet sot për luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj në vend.
Edi - an Albanian thrillerEdi - an Albanian thriller #xhadat #mcntv
Posted by MCN TV on Saturday, March 12, 2022