Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në një mbledhje pasditen e kësaj të diele Kolegjin e Kryetarëve.
Mbledhja ka nisur rreth orës 17.00 në selinë blu.
Kjo mbledhje vjen një ditë pas mbledhjes së grupit parlamentar që zgjati 6 orë dhe që u dominua nga debatet pasi deputetët i kërkuan dorëheqjen, Lulzim Bashës.
Kolegji i kryetarëve të degëve është një strukturë që Basha e ka ende nën kontrollin e tij pasi janë persona të emëruar prej tij.