“Basha dhe Berisha të bëjnë një hap pas, të vendosin armëpushim”- Debate në mbledhjen e Kolegjit të kryetarëve në PD

Shqipëria

“Basha dhe Berisha të bëjnë një hap pas, të vendosin armëpushim”- Debate në mbledhjen e Kolegjit të kryetarëve në PD

Më: 13 mars 2022 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Është shoqëruar me debate mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në Partinë Demokratike.. Pavarësisht diskutimeve të ndryshme, të gjithë debatin e bashkon thelbi për bashkimin e PD-së.

Kryetar i PD-së në Kukës, Arif Rexhmata, u shpreh kundër dorëheqjes së kryetarit Lulzim Basha dhe kërkoi mbledhjen e të gjitha forumeve drejtuese me qëllim pranimin e fraksioneve. Ndërkohë që kryetari i degës nr.7 në Tiranë, Lefter Gështënja kërkoi që si Basha ashtu dhe Berisha të bëjnë një hap pas dhe situata të qetësohet me vendosjen e një armëpushimi.

Arif Rexhmata: Gjithë grupet përfituese të pushtetit janë bashkuar, duke shpifur për ju kryetar, duke ju ngarkuar një barre qe se keni. Ne i njohim te gjithë. Ne nuk kemi pune me dorëheqjen tuaj, ajo është zgjidhja juaj.

Mendoj se zgjidhje mund të jete duke mbledhur forumet, ndoshta duke pranuar dhe fraksionet. Fraksionet nga eksperienca edhe bashkojnë.

Lefter Gështenja: Një hap pas të dy Basha dhe Berisha,  qetësohet situata dhe të ketë një armëpushim. Dhe pastaj një platformë për të çuar në zgjidhje. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje. Kemi një problem dhe duhet të gjejmë zgjidhje. Të gjithë bashkë të ringeejmë pd dhe të ecim para. Duhet të bashkohemi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat